Autor: Thiago Prudencio/SOPA Images / Shutterstock Editorial

A po ju shkon në nerva? Hiqeni qafe shfletuesin e integruar në Gmail

 

 Një shfletues i integruar në Gmail u shkakton dhimbje koke një grupi njerëzish, por për fat të mirë, përdoruesit e Android mund ta deaktivizojnë atë.

Një nga gjërat më të bezdisshme në lidhje me aplikacionet celulare janë shfletuesit e integruar. Edhe pse ato janë krijuar për të përshpejtuar surfimin (dhe për ta mbajtur përdoruesin në aplikacion për aq kohë sa të jetë e mundur), ato shpesh krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje. Ndër të tjera, nuk mund të keni më shumë karta të hapura në to, as nuk mund ta vendosni një adresë të veçantë.

Shumica e aplikacioneve Android, fatmirësisht, ofrojnë mundësinë për ta fikur shfletuesin brenda cilësimeve, por në shumicën e rasteve ai fshihet brenda cilësimeve.

Ne do t’ju tregojmë se si mund ta shmangni këtë funksion brenda Gmail.

Sipas The Next Web, për të filluar, hapni aplikacionin Gmail dhe klikoni në tri pikat në këndin e sipërm të majtë të aplikacionit. Lëvizni poshtë menysë anësore derisa të shihni “Settings” ose cilësimet.

Atje, kaloni përmes menysë deri te artikulli për hapjen e lidhjeve brenda Gmail, ose “Open web links in Gmail (Hap lidhjet e uebit në Gmail), dhe thjesht fikini ato, përfundon The Next Web.