‘News Feed’ nuk ekziston më: Facebook po e ndryshon emrin e një funksioni të njohur

Një prej funksioneve bazë të rrjetit ikonik social ka marrë një emër të ri dhe arsyet e riemërtimit lidhen me besueshmërinë e lajmit në Facebook.

‘News Feed’ i Facebook nmuk ekziston më – rroftë ‘Feed’. Pas më shumë se 15 vitesh, kompania vendosi ta riemërtojë zyrtarisht funksionin qendror të rrjetit të famshëm social dhe të gjithë e publikuan në një postim në Twitter.

Ndryshimi, i cili vjen vetëm pak muaj pasi Mark Zuckerberg njoftoi se po ndryshonte emrin e kompanisë në Meta, është një tjetër shenjë se Facebook po bën përpjekje mjaft intensive për ta ndryshuar perceptimin publik për platformat dhe produktet e tij. Një zëdhënës i Facebook shpjegoi se emri i ri “pasqyron përmbajtjen e ndryshme që njerëzit postojnë në Feed”, duke theksuar se emri i ri nuk do të ndikojë në veçoritë e funksionit të riemërtuar.

Zhvendosja e fjalës ‘ News’ nga emri është një gjest simbolik që pasqyron një prioritet në ndryshim drejt së ardhmes, të përfaqësuar nga metaverset, në vend të rrjetit social gjithnjë e më popullor. Kujtojmë se transmetimi i lajmeve të Facebook haste shpesh në probleme, kështu që në vitin 2018, kompania e ktheu feed-in drejt përdoruesve, jo botuesve, shkruan Engadget.

Facebook kohët e fundit u përpoq ta ndryshonte pikëpamjen se përmbajtja e polarizuar, veçanërisht ajo që vjen nga e djathta ekstreme, dominon në Feed. Kompania ka lëshuar raporte për ‘përmbajtje shumë të ndjekur’ që nënkupton se përmbajtja politike nuk është aq e popullarizuar.

Çfarëdo që vijon për Facebook-un, gjërat si ndryshimi i emrit nuk i zgjidhin problemet me përmbajtjen e tyre, por të paktën tregon se Facebookut, respektivisht Meta-s, i lejon shitjen e një storie në të cilën perandoria e biznesit të Zuckerberg hyn në një epokë të re e cila nuk do të përcaktohet nga rrjeti social popullor gjithnjë e më pak popullor.