Musk paralajmëron për një përballje në kafaz me Zuckerbergun

Elon Musk ka bërë të ditur se rrjeti social X, i njohur më parë si Twitter, do ta transmetojë përballjen e tij në kafaz kundër Mark Zuckerberg, shefit të kompanisë Meta.

Manjatët e mediave sociale e kanë nxitur njëri-tjetrin për një ndeshje të arteve marciale të përziera fizike në një kafaz në Las Vegas që nga qershori.

Përballja Zuck kundër Musk do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën sociale X. Të gjitha fitimet do të shkojnë për bamirësi për veteranët ushtarakë, shkroi Musk në një postim në X herët të dielën, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Më herët të dielën, Musk tha në X se ai ngre pesha gjatë ditës, duke u përgatitur për meçin, duke shtuar se nuk ka pasur kohë të stërvitet, kështu që i merr peshat në punë.

Kur një përdorues i X-it e pyeti Musk se cili ishte qëllimi i luftimeve, ai u përgjigj se ishte një formë e civilizuar e luftës. Burrat e duan luftën.

Meta nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment mbi njoftimin e Musk.

Senzacioni  filloi kur Musk shkroi në një postim më 20 qershor se ishte gati për një përballje në kafaz me Zuckerberg, i cili stërvit jiu-jitsu.

Një ditë më vonë, 39-vjeçari Zuckerberg, i cili ka postuar foto nga ndeshjet e fituara në rrjetin e tij social Instagram, i kërkoi Musk, 51 vjeç, t’i “dërgonte vendndodhjen” e meçit të propozuar, për të cilën Musk u përgjigj: “Vegas Octagon”, referuar vendit ku zhvillohen ndeshjet e kampionatit në artet marciale mikse.

Musk tha se do të fillojë stërvitjen nëse është e sigurt që përballja do të zhvillohet./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala