Elon Musk mund ta reduktojë gjysmën e fuqisë punëtore të Twitter

Punonjësit e Twitter janë përgatitur për pushime nga puna që kur Elon Musk zyrtarisht mori udhwheqjen e kompanisë Twitter dhe detajet kanë filluar të zbulohen se sa njerëz mund të preken.

Të mërkurën në mbrëmje, Alex Heath i The Verge raporton se Musk po takohet me këshilltarët, duke përfshirë ish-ekzekutivin e PayPal-it, David Sacks, dhe po finalizon një plan për të pushuar nga puna rreth 3,800 punonjës, ndërsa Bloomberg raportoi se 3,700 vende pune do të shkurtoheshin.

Sipas Bloomberg, plani është që punonjësit të informohen për pushimet nga puna të Premten dhe punëtorëve të prekur mund t’u jepen 60 ditë pagesa të largimit. Musk po planifikon gjithashtu t’i japë fund politikës së Twitter-it që i lejon punonjësit të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë”, raporton Bloomberg.

Kjo do të përputhej me mesazhet me tekst që kemi parë nga një këshilltar tjetër, Jason Calacanis (i zbuluar si pjesë e çështjes gjyqësore të Musk kur ai ende po përpiqej të dilte nga blerja e Twitter), duke sugjeruar ndërprerjen e punës në distancë për të nxitur largimet vullnetare, dhe përputhet qëndrimi i tij kundër punës në distancë në Tesla.

Ndryshimet janë vetëm disa sosh që po ndodhin që kur Twitter u bë një kompani e Elon Musk javën e kaluar. Twitter Blue do ta ketw një çmim të ri prej 8 dollarësh dhe qasje në verifikim, ndërsa veçoria e redaktimit thuhet se do të hapet për të gjithë këtë javë. Musk gjithashtu do ta krijojë një “këshill për moderimin e përmbajtjes”./The Verge

Përgatiti: Nuhi Shala