Bashkimi Evropian - Arrihet marrëveshja për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

Një marrëveshje e përkohshme mbi rregullat kryesore të Bashkimit Evropian të cilat e rregullojnë përdorimin e intelegjencës artificiale, duke përfshirë përdorimin e qeverisë së intelegjencës artificiale në mbikëqyrjen biometrike dhe mënyrën e rregullimit të sistemeve të inteligjencës artificiale si ChatGPT, është arritur javën e kaluar.

Me marrëveshjen politike, BE-ja është në rrugën e duhur për t’u bërë fuqia e parë e madhe botërore e cila i miraton ligjet që e rregullojnë intelegjencën artificiale. Marrëveshja mes vendeve të BE-së dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian u arrit të premten pas gati 15 orësh negociatash, të cilat pasuan gati 24 orë diskutime një ditë më parë.

Të dyja palët pritet të bien dakord për detajet në ditët në vijim, të cilat mund të ndryshojnë formën e projektligjit përfundimtar.

Marrëveshja kërkon që modelet themelore si ChatGPT dhe sistemet e intelegjencës artificiale me qëllim të përgjithshëm (GPAI) të jenë në përputhje me detyrimet e transparencës përpara se të vendosen në treg. Kjo përfshin prodhimin e dokumentacionit teknik, pajtueshmërinë me ligjin e BE-së për të drejtën e autorit dhe shpërndarjen e përmbledhjeve të detajuara të përmbajtjes së përdorur për trajnim.

Modelet me performancë të lartë të bazuara në bazat e rrezikut të lartë do të duhet të kryejnë vlerësime modelesh, të vlerësojnë dhe ta zbusin rrezikun sistemik, të kryejnë testime kundërshtare, të raportojnë incidente serioze në Komisionin Evropian, të sigurojnë sigurinë kibernetike dhe të raportojnë mbi efikasitetin e energjisë.

Marrëveshja e ndalon manipulimin kognitiv të sjelljes, mbledhjen e imazheve të fytyrës nga interneti ose pamjet CCTV, sistemet e vlerësimit social dhe kategorizimin biometrik për të përcaktuar bindjet politike, fetare, filozofike, orientimin seksual dhe racën.

Ky Ligj i BE-së mund të bëhet një shembull për qeveritë e tjera dhe një alternativë ndaj qasjes së butë të Shteteve të Bashkuara dhe rregullave më të rrepta të Kinës./tportal.hr

Përgatiti: Nuhi Shala