iPhone 12 i vitit të kaluar. Foto: The Verge

Apple po e përgatit një softuer që do ta zgjidhë problemin e rrezatimit të iPhone 12

Kompania Apple po punon për një përmirësim të softuerit me qëllim zgjidhjen e problemit të rrezatimit, i cili u përcaktua nga autoritetet franceze në rastin e iPhone 12, një telefon i mençur tre vjeçar.

Rregullatori francez ANFR ka vërtetuar se iPhone 12 i tejkalon nivelet e lejuara të rrezatimit, prandaj edhe shitja e këtij modeli është pezulluar në këtë vend. Nga ana tjetër, Apple i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe pretendon se problemi qëndron në protokollet franceze të testimit, raporton Reuters.

Kompania nga Cupertino thotë se nuk është problem sigurie dhe vëren se iPhone 12 ka marrë certifikata nga disa organizma ndërkombëtare, si dhe se është në përputhje me standardet globale të rrezatimit.

Përmirësimi i softuerit nuk do të rregullojë nivelin e rrezatimit duke marrë parasysh faktin se është një çështje harduerike, por do të jetë një “përshtatje e protokollit të përdorur nga rregullatorët francezë”. Apple me sa duket beson se patch-i i softuerit do të jetë i mjaftueshëm për ta lejuar iPhone 12 t’i kalojë testet e rrezatimit, gjë që përfundimisht do të nënkuptonte vazhdimin e shitjeve të iPhone 12 në Francë.

Është e vërtetë që Franca me të vërtetë i ndryshoi rregullat në vitin 2020 dhe shtoi gjymtyrë në procesin e testimit të niveleve të rrezatimit, si dhe energjinë e radiofrekuencës që absorbohet nga trupi duke përdorur një pajisje të caktuar, d.m.th. Shkalla e Përthithjes Specifike (SAR). Gjatë testeve të fundit SAR, rregullatorët zbuluan se iPhone 12 e tejkalon nivelin normal kur një person mban telefonin edhe pse ai e kaloi me sukses testin e kokës dhe trupit.

Danimarka dhe Belgjika ia kanë mbajtur anën Apple dhe nuk e kanë ndaluar shitjen e iPhone 12. Ekspertët e industrisë gjithashtu deklaruan se nuk ka rrezik për djegie dhe goditje nga nxehtësia si pasojë e rrezatimit të celularit.

Megjithatë, francezët nuk heqin dorë dhe janë të gatshëm të lejojnë vazhdimin e shitjeve pasi ku telefon i mençur t’i kalojë testet./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala