Zyrtare: Superliga nis më 7 qershor

Ministria e Shëndetësisë sot ka dhënë lejen për vazhdimin e garave në Superligën e Kosovës në futboll.

Komiteti Ekzekutiv i Kosovës sot ka mbajtur mbledhje nën udhëheqjen e presidentit të FFK-së, Agim Ademin, nga mbledhje e cila është vendosur data për rifillimin e Superligës.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se është vendosur që Superliga të nis më 7 qershor deri më 25 korrik.

Ndeshjet e Superligës dhe Kupës së Kosovës do të luhen pa praninë e tifozëve.

“Ndeshjet do të zhvillohen  pa shikues dhe sipas orarit që kanë paraparë organet e FFK-së që do të zhvillohen prej 7 qershorit e deri më 25 korrik.  KE falënderon Ministrinë Shëndetësisë, MKRS-në si dhe organet tjera për mirëkuptimin dhe vendimin e drejt në të mirë dhe interes të futbollit. Ndonëse, në këtë fazë janë  lejuar zhvillimi i garave vetëm për Ipko Superligën e Kosovës, KE varësisht prej situatës do të kërkojë  që garat të lejohen edhe për rangjet tjera, por gjithnjë duke mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve e me këtë edhe të futbollistëve. KE do të jetë në përkrahje të klubeve, duke ditur gjendjen e tyre të vështirë  e sidomos tash në këtë kohë kur edhe përgatitjet e tyre kërkojnë më shumë shpenzime do të shikojë  mundësitë që t’u del në ndihmë”, thuhet në njoftimin e FFK-ës.

Klubet e Superligës prej ditës së sotme kanë nisur të stërvitjen në mënyrë grupore.

Kujtojmë se aktivitetet sportive në Kosovë janë pezulluar prej 13 marsit, si masë parandaluese ndaj coronavirusit nga Qeveria e Kosovës.

Klubeve të futbollit në Kosovë u lejohen stërvitjet