Zyrtare: Kupa e Kosovës në basketboll zhvillohet në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e fundit për vitin 2019-të ka vendosur që Kupa e Kosovës për vitin 2020 të zhvillohet në Rahovec.

Kupa e Kosovës njihet si “Final 8”, pasi marrin pjesë tetë ekipe.

“Final 8”, do të luhet në qytetin e Rahovecit në palestrën “Mizair Isma”  dhe organizohet nga KB Rahoveci.

Kupa do të zhvillohet prej 11 deri me 15 shkurt të vitit 2020.