Zyrtare: Bylbyl Sokoli i bashkohet Gjilanit

Bylbyl Sokoli do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Gjilanit.

Gjilani sot e ka zyrtarizuar Sokolin si trajner të ri të skuadrës, i cili e zëvendëson Gentian Mezanin.

Gjilani njofton se Sokoli do të debutojë në mesjavë në ndeshjen ndaj Kekut në kuadër të 1/16-tës së finales në Kupën e Kosovës.

Kujtojmë se Bylbyl Sokoli e kishte udhëhequr Gjilanin katër sezone më herët.