Zekirija Ramadani thotë se e dominuan Dritën

Prishtina ka barazuar me rezultat 1-1, ndaj Dritës.

Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve, Zekirija Ramadani ka thënë se e kanë dominuar skuadrën e Dritës.

“Kur nuk arrijmë fitore fajin e shohim tek vetvetja, faji është tek ne dhe nuk jam as trajneri i parë as i fundit që them se kur nuk shënon edhe pëson. Unë mendoj se sot dominuam, kishim rastet dhe rezultatin. Nuk duhet të jemi më evropian, ata arritën të humbin kohë dhe ne nuk arritëm ta bënim këtë gjë”, ka deklaruar Ramdani.

Ramadani ka komentuar rastet e humbura nga Otto John.

“I uroj futbollistët për angazhimin, është normale që çdo sulmues mund të humbas raste, duke marrë parasysh që afati është i vështirë për të gjetur futbollistë cilësor duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos bëjmë gabime në përforcime, atë përforcim që ta bëjmë të jetë i duhuri”, ka përfunduar Ramadani.