Xhudistët nga Kosova përfundojë me sukses përgatitjet në Slloveni

Xhudistët nga Kosova kanë përfunduar me sukses përgatitjet në Podçetertek të Sllovenisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Federatës së Xhudos në Kosovë.

“Përgatitjet kishin sukses, kaluan mirë dhe pa lëndime, garuesit po përgatiten për sfidat që i presin këtë vit”, thuhet në komunikatën për media të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Kosova në këto përgatitje u përfaqësua nga ana e 15 garuesve.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Dardan Cena, Anes Veseli, Rios Kuka, Blin Kuka, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Dëbora Gjakova, Fatjona Kasapi, Muhamedin Veseli, Kukë Kuka ishin xhudistët Kosovar që morrën pjesë në kampin stërvitor në Slloveni.

Në këtë kamp përgatitor pos xhudistëve nga Kosova, pjesëmarrës tjerë ishin nga shtetet e Sllovenisë, Polonisë, Çekisë, Bosnja e Hercegovina si dhe Kroacia.