Njëra nga kadetët që nuk shkoi në Finlandë | Foto: Facebook

Sulmi në Stamboll Pengon Udhëtimin e Xhudistëve

Sipas përzgjedhësit të xhudistëve kosovarë Driton Kuka, kadetët dhe delegacioni kosovar i xhudos kishin planifikuar të udhëtonin në shtetin skandinav nëpërmjet Stambollit, por sulmi i djeshëm terrorist në Aeroportin “Ataturk” gjatë të cilit u vranë së paku 36 njerëz, ua prishi planet e udhëtimit.

Kuka tha për KALLXO.com nuk ka kohë për aranzhim ndryshe të udhëtimit.

“Sot është e pamundur s’kemi kohë me mbërri në akreditim,“ tha trajneri Kuka.

Ai tregoi se Kosova do të përfaqësohej me katër garues në këtë kampionat.

“Kemi pasë katër garues-tri vajza e një djalë: Flaka Loxha, Aktina Osa, Laura Fazliu dhe Shpat Zekaj, gjithë vitin janë përgatit për këtë garë, “ tha Kuka.

Kuka bëri thirrje që të gjendet mënyra që Kosova të përfaqësohet në kampionatin Evropian të Xhudos për Kadetë, pasi garuesit sipas tij janë përgatitur shumë për të pasur sukses atje.

Kampionati Evropian i Xhudos për Kadetë do të mbahet në qytetin Vantaa të Finlandës nga 1 deri më 3 korrik.

KALLXO.com shkroi dje për sulmin terrorist në Stamboll.

http://kallxo.com/terrorizmi-godet-serish-stambollin/