Shtatorja e Majlinda Kelmendit përurohet të premten

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se  shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi do të përurohet të premten (28 shkurt) në vendlindjen e saj në qytetin e  Pejës.

“Përurimin e shtatores do ta bëjë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt”, thuhet në njoftim.

Xhudistja nga Peja është sportistja e parë e Kosovës e cila arriti të fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ndërsa në vitin 2020, në Lojërat Olimpike, ajo shpreson që do t’ia dalë ta mbrojë titullin si dhe ta fitoi sërish medaljen e artë.

Synimet e Majlinda Kelmendit për vitin 2020