Video - Xhudistët kosovar nisin përgatitjet për lojërat olimpike “Paris 2024”

Ekipi Olimpik i Kosovës ka nisur përgatitjet për lojërat olimpike që priten të zhvillohen në Paris, në vitin 2024.

trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Në videon e postuar, Kuka ka treguar për vend-ndodhjen e ekipit si dhe për pjesëmarrësit në këto përgatitje.

“Rrugëtimin drejt Paris 2024 e kemi nisur nga Kampi stërvitor në bazën tonë në Golem të Shqipërisë. Në stërvitje intensive po marrin pjesë tri kampionet tona Olimpike, por edhe Kampionia Botërore Kanadezja Climcait 57 kg, Italianja Odete Giufrida medaliste Olimpike, anglezja Giles medaliste Olimpike, ekipi medalist Olimpik i Izraelit, ekipet nga Slovenia, Çekia, Anglia, Italia,Turqia, Polonia dhe garues nga Shqipëria e Kosova” është shprehur  Kuka.

Ai po ashtu ka falënderuar Federatën e Judos në Shqipëri dhe Bashkësinë e Kavajës për mikpritjen e ofruar.

“Mirënjohje e veçantë për Labo Çapo dhe Federatën Shqiptare të Judos si dhe njerëz nga Bashkia e Kavajës për mikpritjen dhe mundësimin e organizimit të këtij Kampi stërvitor” ka shkruar Kuka.