6 medalje për xhudistët nga Kosova në turneun në Lendava të Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës në Xhudo në kategorinë U12, U14, U16, U21 ka arritur që të rrëmbejë 6 medalje në turneun e mbajtur në Lendava të Sllovenisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Federatës së Xhudos së Kosovës.

“Dje u mbajt turneu ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë për grup moshat U12, U14, U16, U21.Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete. Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grup moshën U21, nga të cilët 4 të artë, 1 i argjendtë, 1 i bronztë”, thuhet në njoftimin për media të FJK-së.

Medaljen e artë e siguruan : Dardan Cena -73 kg, Anes Veseli -100 kg, Fatjona Kasapi -57kg, Dëbora Gjakova -63 kg.

Medaljen e argjendtë: Muhamedin Veseli në kategorinë -66kg ndërsa të Medaljen e Bronztë e siguroi Rios Kuka në kategorinë +100 kg.