Foto: FBK

Kupa e Kosovës: Rahoveci kalon në gjysmëfinale

Rahoveci ka triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 66-64, në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll e njohur si “Final 8”.

Ndeshjen më mirë e nisën mitrovicasit duke e fituar çerekun e parë me rezultat 5-14.

Në 10 minutëshin e dytë Rahoveci u këndell duke e fituar me rezultat 24-20, për të shkuar në pushim me shifrat 29-34.

Çereku i tretë i takoi vreshtarëve të cilin e fituan me rezultat 24-20.

10 minutëshi i fundit ishte dramatik të cilin e fituan vendasit me rezultat 19-17, për të triumfuar në fund me rezultat 66-64.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 18 pikë dhe Arian Qallaku me 15, kurse te Trepça, Drilon Hajrizi me 23 pikë e 12 kërcime.

Rahoveci në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e takimit Golden Eagle Ylli-Bashkimi.