Basketboll: Trepça mposht Rahovecin

Trepça ka triumfuar ndaj Rahovecit si mysafir me rezultat 67-78, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e nisën mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 18-26.

Mysafirët luajtën mirë edhe në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me rezultat 14-16, për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 32-42.

Në çerekun e tretë Rahoveci u këndell duke e fituar me rezultat 21-16.

10 minutëshi i fundit i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 14-20, për të triumfuar në fund me shifrat 67-78.

Te Rahoveci, Isaiah Traylor dhe Alban Veseli shënuan nga 17 pikë, kurse te Trepça u dalluan Stavros Toutzaiarkis me 18 pikë e 12 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 19 pikë e tetë kërcime.

Rahoveci ka 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa Trepça shtatë fitore dhe 13 humbje.