Thyhen zyret e klubit të futbollit FC Vitia (FOTO)

Klubit të FC Vitisë iu janë thyer zyret dhe iu janë shkatërruar gjërat e vlefshme të këtij klubi.

Skuadra e cila bën gara në Ligën e Parë, Grupi B, ka njoftuar se iu janë shkatërruar zyret e klubit nga persona të papërgjegjshëm.

Klubi i Vitisë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët dhe Policia e Kosovës, që të gjendet përgjegjësi për thyerjet e zyrës së klubit.