Sot mësohen ndeshjet e ‘play-off’ për Kampionatin Botëror

Sot, në Zurich të Zvicrës, në ora 17:00 do të zhvillohet ceremonia e shortit për kombëtaret që kanë siguruar play-offin për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kjo është një mundësi që kombëtarët që kanë përfunduar në pozitën e dytë në grupet e tyre përkatëse të zhvillojnë ndeshjen e fundit që mund t’i kualifikoj ato në Kampionatin Botëror.

Në këtë grup bëjnë pjesë 12 kombëtare që janë të ndara nëpër dy vazo.

Vazo 1: Italia, Portugalia, Rusia, Skocia, Suedia dhe Uellsi

Vazo 2: Austria, Republika e Çekisë, Maqedonia e Veriut, Polonia, Turqia dhe Ukraina.