Gjilani i jep leksion Ballkanit në Suharekë, shkëlqen Ardit Hila

Gjilani e ka mposhtur Ballkanin me rezutlat të thellë 0-4, në Suharekë, në ndeshjen e mbetur në kuadër të xhiros së 12-të në Superligë.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer mesfushori nga Shqipëria, Ardit Hila duke shënuar hat-trick.

Trajneri Bylbyl Sokoli, bën debutim spektakolar te Gjilani në këtë sezon, duke e dominuar Gjilanin në të gjitha aspsketet.

Ardit Hila shënoi për 0-1, në minutën e 13’.

Për 0-2, shënoi Hila në minutën e 44’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.

Pjesa e dytë nisi furishëm, pasi Darko Nikac shënoi për 0-3.

Në minutën e 81’ Ardit Hila shënoi për 0-4, duke e kompletuar hat-trickun e tij.

Në fund të takimit Mevlan Zeka i Ballkanit dhe Jacksoni i Gjilanit u ndëshkuan me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje Gjilani mbetet në vendin e katërt me 29 pikë.

Kurse, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 38 pikë.