Skitari Albin Tahiri zë vendin e 20-të në Slloveni

Skitari Albin Tahiri ka përfunduar në vendin e 20-të në disiplinën e sllallomit në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë që po mbahet në Soriska Planina të Sllovenisë.

Tahiri doli i 20-të prej 58 garuesve sa ishin në këtë garë.

Skitari kosovar i përfundoi dy lëshimet me kohë 1 minutë, 58 sekonda e 85 të qindtat.

Albin Tahiri nuk ishte i kënaqur me paraqitjen, pasi thotë se ka mundur të bëjë edhe më mirë.

“Moti dhe kushtet e shtegut ishin më të këqija se sa dje. Kishte edhe mjegull dhe shi. Shumë garues nuk e përfunduan garën. Unë dola i 20-ti me numër 45, por nuk jam i kënaqur me pikët e fituara nga FIS-I, edhe pse janë të mira për normën Olimpike”, ka thënë Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.