Ylli triumfon ndaj Ponte Prizrenit

KB Ylli ka triumfuar ndaj Ponte Prizrenit si mysafir me rezultat 77-85, në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ponte Prizreni e fitoi çerekun e parë me rezultat 21-16, duke treguar lojë të mirë.

Në çerekun e dytë mysafirët u këndellën duke bërë lojë të mirë, të cilën e fitojë Ylli me rezultat 24-25, duke shkuar skuadrat në pushim me rezultat 45-41, për Ponten.

Suharekasit ishin më të mirë në çerekun e tretë duke fituar me rezultat 16-20,  kurse rezultati në semfaor tregonte shifrat 61-61, duke bërë që 10 minutat e fundit të ishin vendimtar për fituesin e kësaj ndeshje.

Çereku i katërt i takoi mysafirët të cilët e fituan m rezultat 77-85.

Te Ponte Prizreni u dalluan Justin Jones dhe Ty Nichols me nga 22 pikë dhe Arti Hajdari me 19.

Ndërkaq te Ylli më të mirët ishin Samir Zekiqi me 26 pikë dhe Cody John me 22 sosh.