Rikthehet Liga e Kampionëve, këto dy përballje zhvillohen sonte

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, në program na presin dy ndeshje interesante.

Në Paris, ekipi i PSG-së pret në një takim mjaftë të vështirë dhe interesant Real Madrid.

Sa herë që janë përballur këto dy ekipe emocionet nuk kanë munguar.

Për këtë ndeshje PSG-ja nuk mund të llogaritë në shërbimet ish lojtarit dhe kapitenit të Real Madrid, Serigio Ramos. Ndërsa Real Madrid nuk pritet të ketë ndonjë mungesë.

Kjo ndeshje nis nga ora 21:00. Në pesë takimet e fundit PSG-ja ka dy fitore, Real Madrid ka po ashtu 2 fitore ndërsa një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Në takim e dytë të ditës së sotme takohen Sporting Lisbona dhe Manchester City. Anglezët janë favoritë në këtë takim.

Sporting nuk pritet të ketë ndonjë mungesë të lojtarëve ndërsa Manchester City do të përballet me mungesën e gjashtë futbollistëve.

Edhe kjo ndeshje nis nga ora 21:00.