
Kombëtarja e Kosovës gjatë stërvitjeve në Izrael | Foto: FFK
Alain Giresse publikon listën për ndeshjet e Kosovës në qershor
05.6.2023 - 15:12
Përzgjedhësi i Kombëtare së Kosovës në futboll, Alain Giresse ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë në ndeshjet e qershorit kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë, për kualifikimet e ‘Euro 2024′.
Për dallim nga ndeshjet e kaluara, Giresse nuk ka ftuar në këto ndeshje futbollistin Arbër Zeneli, kampionin e Belgjkës, Arbnor Mujën, si dhe mbrojtësin Florent Hadërgjonaj.
Gjithashtu në këtë listë nuk është asnjë futbollist nga Superliga e Kosovës, ndërsa portieri Visar Bekaj është i vetmi nga Superliga e Shqipërisë.
Kosova me 16 qershor luan kundër Rumanisë, ndërsa tre ditë më pas me 19 qershor luan kundër Bjellorusisë.