Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA
Dardanët kthehen në 'Fadil Vokrri', synojnë fitore përball Burkina Fasos
Kombëtarja e Kosovës në Futboll sot do të zbret në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për tu përballur me Burkina Fason në ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji.
Dardanët të prirë nga Alain Giresse do të synojnë të arrijnë rezultat pozitiv përball Burkina Fasos në një ndeshje që pritet të mos jetë aspak e lehtë për ta.
Para kësaj ndeshje trajneri francez është shprehur se Kosova posedon lojtarë me kualitet të lartë. Ai po ashtu është shprehur se e rëndësishme për të është që të ketë rregull.
Giresse është shprehur se këto dy ndeshje miqësore do te jenë sprovë para ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve që nis në muajin qershor.
Në grumbullim për këtë ndeshje vërehet mungesa e Leart Paqaradës, Bernard Berishës, Herolind Shalës, Hekuran Kryeziut e Besart Halimit.
Por Giresse gjatë konferencë për media është shprehur se asnjë futbollistë nuk i ka dyert e mbyllura në Kombëtare.
“Derën nuk ia mbylli asnjë lojtari, duhet të shikohet edhe situata, ka probleme të cilat duhet të rregullohen. Ne do të mundohemi që t’i zgjidhim problemet së bashku më lojtarët. Varësisht prej rastit, ne do të tentojmë të rregullojmë problemin që është bërë, por siç e thash më herët, dera nuk do t’i mbyllet askujt”, ishte shprehur Giresse gjatë konferencës për media.
Pos Burkina Fasos, Kosova këtë muaj e zhvillon edhe një miqësore tjetër ku do të përballet me Zvicrën me 29 mars.
Ndeshja Kosova-Burkina Faso nis nga ora 18:00.