Foto: FBK

FFK largon trajnerin e Kombëtares, Alain Giresse 

Alain Giresse nuk do të jetë më trajner e Kombëtares së Kosovës në Futboll.

Kështu njoftoi Federata e Futbollit të Kosovës.

Shkas për largimin e trajnerit të “Dardanëve” u bë humbja e fundit nga Bjellorosia.

“Me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)” – thuhet në njoftim.

Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.

“Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar” – thuhet në fund të njoftimit.

Në katër ndeshjet eliminatore për Europianin 2024, Kosova nuk ka fituar asnjë ndeshje, duke bazuar me Izraelin si mysafir, më Andorën dhe Rumaninë në “Fadil Vokrri” dhe humbja e djeshme ndaj Bjellorurisë në Budapest.