Presidenti Thaçi e uron Dritën për suksesin historik në Ligën e Europës

Skuadra e Dritës ka kalur në rrethin e tretë të Ligës së Europës, pas fitores ndaj Sileksit së Maqedonisë së Veriut.

Gjilanasit kanë shkruar historinë, pasi janë bërë skuadra e parë kosovare që kualifikohen në këtë rreth të Ligës së Europës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kualifikimin e Dritës në rrethin e tretë të Ligës së Europës e ka cilësuar si hap historik për klubin gjilanas dhe futbollin e Kosovës.

“Kampioni i Kosovës, “Drita”, pas një loje të shkëlqyer kundër “Sileksit” të Maqedonisë së Veriut sonte, kaloi në rrethin e tretë të Ligës së Evropës. Një hap historik për klubin nga Gjilani dhe për futbollin e Kosovës. HTH”, ka shkruar Hashim Thaçi.