Përfundon sezoni për sulmuesin e Dritës

Drita ka marrë një lajm të keq nga sulmuesi Kastriot Rexha.

Rexha e ka përfunduar sezonin para kohës për shkak të lëndimit ka njoftuar Drita.

32 vjeçari duhet t’i nënshtrohet një operimi në gjurin e majtë duke ia pamundësuar atij që në shtatë ndeshjet e fundit në Superligë të jetë i gatshëm për lojë.

Sulmuesi shtatlartë në këtë sezon i ka shënuar tetë gola dhe dy asistime nga 21 ndeshje në Superligën e Kosovës.