Peja tregohet e fortë për Prishtinën, shkëlqen Dardan Berisha

KB Peja ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj KB Prishtinës, me rezultat 82-76, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës në basketball.

Takimi u luajt në një atmosfertë jashtëzakonshme në palestren “Karagaçi” të stërmbushur me tifozë.

Vendasit të motivuar nga tifozët e fituan çerekun e parë me rezultat të thellë 22-7.

Edhe çereku i dytë i takoi pejanëve të cilin e fituan me rezultat 29:25.

Çerku i tretë nisi më mirë për Prishtinën, të cilin e fituan me rezultat 27-19.

Edhe çerekun e katërt e fituan mysafirët me rezultat 17-12, por Peja, fitoi me rezultat të përgjithshëm 82-76, falë epërsisë së krijuar në dy çerekët e parë.

Dardan Berisha ishte më i miri te Peja me 26 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, derisa u ndihmua nga Drilon Hajrizi me 15 pikë e 13 kërcime.

Kurse te Prishtina më së shumti pikë shënuan Jordan Johnson 26 dhe Anthony Goods 22.

Peja tani ka 10 fitore dhe tetë humbje.

Ndërsa Prishtina 14 fitore dhe pesë humbje, aq sa ka edhe Rahoveci.