Pas Xavit edhe një tjetër ish-futbollist i Barcelonës pritet të kthehet te blaugranët

Ditë më parë Bacelona bëri zyrtarizmin e Xavi Hernandez në postin e trajnerit, i cili do të udhëheq ekipin deri në vitin 2024.

Përpos Xavit, Barcelona duket se do të rikthejë në radhët e veta edhe një ish-futbollist të saj raporton mediumi Barcablaugranas.

Braziliani Dani Alves pritet që të rikthehet përsëri tek Barcelona. Drejtuesit e klubit pritet që shumë shpejtë të takohen me Alves lidhur me rikthimin e tij të mundshëm te blaugranët.

Alves u largua nga San Paulo dhe dëshiron një rikthim te Barcelona në mënyrë që t’i mbajë shpresat e tij për të luajtur në botërorin e ardhshëm të klubeve.

Lidhur më këtë situatë është deklaruar edhe vet presidenti i klubit, Joan Laporte.

“Dani Alves është shumë aktiv dhe përpiqet të ndihmojë klubin në aspekte të ndryshme dhe ai gjithashtu ka ofruar ndihmën e tij nga një këndvështrim sportive”, është shprehur Laporte.

Që nga ikja e Alves kanë kaluar pesë vite dhe që nga ajo kohë klubi ka luftuar për të gjetur një zëvendësues adekuat në krahun e djathtë.