Notarët Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli arrijnë në Fshatin Olimpik

Notarët Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli janë akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

Së bashku me Eda Zeqirin dhe Olt Kondirollin kanë udhëtuar edhe trajneri Gëzim Hazrolli, trajneri shenjtarisë, Avni Nuha dhe Agron Kuka.

Eda Zeqiri do të garojë me 25 korrik prej orës 12:00 në disiplinën 400 metra stil të lirë, kurse Olt Kondriolli me 27 korrik prej orës 12:00, në disiplinën 100 metra stil i lirë.