17 vjeçarja që premton shumë në sportin e notit

Ishte vetëm 14 vjeçare kur Eda Zeqiri përfaqësoi Kosovën në vende të ndryshme e në gara të rëndësishme në sportin e notit. Gara më e rëndësishme për të ka qenë Olimpiada në Tokio që është mbajtur verën e vitit 2021.

Ndonëse notin e sheh si një nder sportet më të vështira jo vetëm në aspektin fizik, po atë psikik, Eda thotë se nuk do të ndaloj se përkushtuari që të kontribuojë që ky sport të zhvillohet më shumë në Kosovë.

17 vjeçarja tregon se notin e ka trashëguar nga motra e saj e cila ka qenë kampione e Kosovës për shumë vite.

Por përkrahjen thotë se e ka edhe nga babai i saj i cili ka krijuar edhe një pishinë në mënyrë që të vajzat e tij të kenë ku të stërviten. Eda thotë se zhvillimi i këtij sporti në Kosovë ka vështirësitë e veta.

Eda Zeqiri

“Nuk është aspak e lehtë e sidomos në Kosovë ku nuk e kemi mbështetjen e duhur financiare dhe infrastrukturore. Përgatitjet për gara i mbaj në pishinën Step, e cila është qendër sportive e hapur dhe e menaxhuar nga vetë familja ime. Mbështetja më e madhe dmth vjen prej familjes për shkak që shumicën e shpenzimeve që i sjell noti m`i mbulojnë ata e fatkeqësisht jo institucionet sportive përkatëse”, shprehet ajo.

Notarja që talentin e zbuloi nga mosha 4 vjeçare thotë se e ka përmbushur ëndrrën e saj por premton ende përkushtim që të kontribuojë në notin kosovar.

“Momentalisht qëllimi im është të vazhdojë me ushtru me disiplinën e njëjtë që e kam pasur që nga mosha e hershme, dhe me shiku se deri ku mund ta çoj vetën”, tha ajo.

Autorja është Ilda Kaqi, nxënëse e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.