Notarja Eda Zeqiri renditet e 24-ta edhe pse e fitoi baterinë e saj

Notarja kosovare Eda Zeqiri ka fituar baterinë e saj në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në 400 metra not në stil të lirë.

16-vjeçarja triumfoi me kohë 4:38.02 minuta, duke lënë prapa Talita Te Flan e Bregut të Fildishtë dhe Natalia Jean Kuipersin e Ishujve Virgjine të SHBA-së.

Koha e Zeqirit e renditi atë në pozitën e 24-të nga 26 notare sa morën pjesë, ndërsa nuk mjaftoi për të kaluar tutje për në finale në tetë notaret më të mira.

Në kualifikime kohën më të mirë e regjistroi amerikania Kathleen Ledecky (4:00.45 minuta).