KF Flamurtari/ Foto: KF Flamurtari/Facebook

Një futbollist i Superligës del pozitiv në testet e COVID-19

Virusi i njohur si COVID-19, i ka prekur edhe klubet e futbollit kosovar të Superligës.

Flamurtari dhe Drenica janë klubet e prekura me coronavirus.

Te Drenica janë konfirmuar dy futbollistë pozitiv, Azem Bejta dhe Hysen Tahiri.

Kurse te Flamutari është infektuar me coronavirus futbollsiti Gentrit Begolli dhe kryetari i klubit.

Gjatë ditës së sotme te Flamurtari ka rezultuar edhe një futbollist pozitiv me coronavirus.

Futbollisti Adem Maliqi ka konfirmuar për KALLXO.com, se ka dalë pozitiv në testet e bëra për coronavirus.

Maliqi testin për COVID-19, e kishte bërë të dielën, kurse gjatë ditës së sotme i ka marrë rezultatet.

“Po kam dalë pozitiv, testim e kam marrë sot, e kam bërë të dielën në mbrëmje. Gjendja ime është e mirë për momentin. Nuk e di ku e kam marrë sepse është gjë që nuk dihet. Jam rasti i tretë në klub, pas kryetarit dhe Gentrit Begollit”, ka thënë Maliqi për KALLXO.com.