Rinia e PDK-së vendos dezinfektues me logo të partisë në hapësira publike

Maska, dorëza dhe dezinfektues janë ndër produktet më të nevojshme dhe më të kërkuara në kohën e pandemisë.

Rinia e PDK-së, në Drenas sot kanë zhvilluar një aktivitet, duke shpërndarë maska, fletushka vetë dijësuese dhe dezinfektues për duar për qytetarët e Drenasit.

Dezinfektuesit e vendosur nëpër hapësira publike dhe sheshe në Komunën e Drenasit kanë logon e Partisë Demokratike të Kosovës.

“PDK – Rinia Demokratike – Drenas, Dezinfekto duart“ është mbishkrimi i vendosur nëpër dezinfektuesit e vendosur në hapësirat publike të Komunës.

Edhe gjatë muajit prill, Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku kishte shpërndarë pako ushqimore për skamnorët me logo të PDK-së.

Kryetari i kësaj Komune, Bekim Jashari e kishte quajtur këtë veprim të ulët, jo njerëzore dhe të pafalshme veprimin e kryetarit të degës së PDK-së, Sami Lushtaku për shpërndarjen e pakove ushqimore nën sloganin e kësaj partie.