Thaçi viziton Klinikën Infektive, mjekët i quan heronj të kësaj kohe

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi sot vizitoi stafin e Klinikës Infektive në QKUK ku pjesëmarrës ishin stafi kryesor i kësaj klinike në krye me Valbon Krasniqin, ushtrues i detyrës se drejtorit të shërbimit spitalor.

Pjesëmarrës tjerë në këtë bashkëbisedim me Presidentin ishin edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetvsisë Publike, Naser Ramadani, dhe drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj- Berisha.

Thaçi u shprehu falenderime dhe mbështetje gjithë stafit që po merren me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Ju përgëzoj dhe uroj për punën e shkëlqyer që jeni duke bërë, puna jonë është të ju mbështesim dhe të ju japim përkrahjen e të gjitha institucioneve në punën tuaj heroike,” u shpreh Thaçi.

Thaçi tutje përgëzoi edhe për mobilizimin që është bërë në QKUK, duke shtuar se ai dhe qeveria bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë do t’u japin përkrahjen e nevojshme.