BE i dhuron Departamentit të Kufirit të Policisë pajisje mbrojtëse ndaj COVID-19; Fotografi, Zyra e BE-së në Kosovë

BE i dhuron Departamentit të Kufirit të Policisë pajisje mbrojtëse ndaj COVID-19

Departamenti Kufitar i Policisë së Kosovës ka marrë 14,415 copë pajisje mbrojtëse personale kundër COVID-19, për të adresuar sfidat e pandemive midis komunitetit të migrantëve dhe refugjatëve.

Dhurimi është bërë i mundur nga  Shërbimi i Bashkimit Evropian për Instrumentet e Politikës së Jashtme dhe u dorëzua nga International Organization for Migration Kosova, njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Rrethanat e jashtëzakonshme kërkojnë përgjigje të jashtëzakonshme. Kjo është arsyeja pse BE së bashku me partnerët zbatues IOM dhe UNHCR vendosën të adresojnë sfidat COVID-19 me të cilat përballen migrantët dhe refugjatët duke rritur më tej përgatitjen dhe përgjigjen e autoriteteve të Kosovës”, tha Riccardo Serri, Zëvendës Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Sipas, zyrës së BE-së ky donacion plotëson mbështetjen bilaterale të BE-së për Kosovën për sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve të specializuara mjekësore për trajtimin dhe parandalimin e COVID-19.