Foto : Arkiv

Një futbollist i Kosovës rezulton pozitiv me COVID -19

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të keq para ndeshjes ndaj Greqisë.

Menaxheri i Kosovës ka njoftuar se portieri Visar Bekaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas testit të bërë para ndeshjes ndaj Greqisë.

“Futbollisti Visar Bekaj ka rezultuar pozitiv, në testin e bërë para ndeshjes ndaj Greqisë. Futbollisti është mirë me shëndet dhe është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit. Bekaj është mirë me shëndet dhe duhet të presim testin tjetër për ndeshjen ndaj Spanjës”, ka bërë të ditur menaxheri  i Kosovës, Bajram Shala në konferencë për media.

Kosovë – Greqi, luhet të dielën nga ora 20:45, në kuadër të fazës së grupeve për Botërorin “Katari 2022”.