Sigal Prishtina mposhtet nga klubi belg, Belfius Mons - Foto: Rtv21

Në mesjavë zhvillohet xhiro e fundit e sezonit vjeshtor në Superligen e Basketbollit

Këtë të mërkure dhe të enjte në kuadër të Superliges së Kosovës në Basketboll, zhvillohet xhiro e 14-të dhe njëkohësisht e fundit për stinorin vjeshtor.

Të mërkurën në Gjilan, KB Drita që këtë sezon nuk ka fituar asnjë ndeshje do ta pres Bashkimin nga Prizreni, të mërkurë.

Po ashtu të mërkurën zhvillohet edhe një takim tjetër. Në Prizren, KB Prizreni 16 pret në shtëpi skuadrën e KB Sigal Prishtinës, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00.

Ndërsa takimi që mbyll sezonin vjeshtor zhvillohet në Mitrovicë ditën e enjte mes KB Trepça pret KB Rahoveci. Ky takim nis nga ora 19:00 dhe zhvillohet në palestrën “Minatori”.