Superliga e Kosovës në Basketboll vazhdon këtë mesjavë, këto janë ndeshjet

Superliga e Kosovës në Basketboll do të vazhdojë këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të, ku pritet të zhvillohen mjaft takime interesante.

Ndeshja që e hap xhiron e 12-të është ajo në mes të Golden Eagle Yllit dhe Dritës.

Ekipi nga Gjilani do të kërkojë fitoren e parë këtë sezon pasi që në 11-të ndeshjet e zhvilluara ka 11 humbje ndërsa therandasit kanë plotë 8 fitore dhe katër humbje.

Ky takim zhvillohet ditën e mërkurën në fillim prej orës 17:00.

Po të mërkurën në Rahovec pritet të zhvillohet takimi tjetër mjaftë interesant.

Rahoveci pret në shtëpi Prishtinën në një takim mjaftë interesant duke pasur parasysh që të dy klubet synimin kryesor e kanë fitoren.

Rahoveci ka dy fitore dhe nëntë humbje në 11 ndeshjet e para kurse Prishtina ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Rahoveci-Prishtina nis nga ora 19:00.

Takimi i fundit për këtë xhiro është ai ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit që zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 19:00

Mitrovicasit që gjendet në pozitën e parë kanë nëntë fitore dhe dy humbje nga 11-të takime kurse ekipi nga Prizreni ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Ndeshja midis Prizreni16- Peja do të regjistrohet me rezultat zyrtar nga Liga Unike.