Munishi: Unë jam Mourinho i Superligës

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se është Jose Mourinho i Superligës, pas fitores në derbi ndaj Dritës.

Munishi ka thënë se nëse lojtarët e tij angazhohen në fushë do të marrin rezultate si ai i sotmi.

“Kemi pasur ndeshja që i kemi luajtur më mirë se sot dhe nuk kemi arritur të fitojmë. Por kur angazhohet kështu skuadra vjen rezultati. Puna që kanë bërë lojtarët në fushë solli rezultatin e kësaj ndeshje. Unë jam Jose Mourinho në këtë ligë, kanë ardhur e kanë shkuar shumë trajnerë por unë jam këtu. Dimë të rikthehemi, jemi luftëtar. Kemi pas presion të rezultateve pas disa ndeshjeve jo të mira”, deklaroi Munishi, ndër të tjera.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e pestë me 9 pikë.

Kurse, Drita mbetet në vendin e tretë me 11 pikë.