Munishi: Ballkani dhe Gjilani skuadrat e vetme që luajtën futboll gjatë gjithë kampionatit

Gjilani dhe Ballkani i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Superligë.

Falë barazimit të kësaj ndeshje, skuadra e Dritës u shpallë kampione e Superligës.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se ndeshja e sotme ishte shumë e mirë, duke e falënderuar kryesinë e Gjilanit për mikëpritje.

“Ndeshja ishte shumë e mirë, Gjilani ka skuadër kualitative. Është një klub i organizuar shumë mirë. Ne bëmë një shfaqje të bukur sot. Falënderoj kryetarin dhe kryesinë e Gjilanit për mikpritjen, e po ashtu edhe gjyqtarët”,  ka deklaruar Munishi.

Trajneri i suharekasve ka thënë se vetëm skuadra e tij dhe e Gjilanit kanë luajtur futboll të pastërt.

Ai ka shtuar se skuadra e tij ka qenë bukuria e këtij sezoni në Superligë.

“Ne dhe Gjilani kemi luajtur gjatë gjithë kampionatit futboll. Mendoj që ishim bukuria e këtij sezoni, Ballkani luajti futbollin më të bukur në Kosovë dhe do të vazhdojmë me punë e angazhim. Problemet tona do t’i zgjidhim me kualitet”, ka thënë Ismet Munishi për Super Sport Kosova.