Foto: FFK

Mitrovica fiton në ndeshjen e parë të 'Ligës së Kampionëve'

Futbollistet e Mitrovicës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese që po zhvillohet në Malin e Zi.

Kampionet e Kosovës kanë arritur të mposhtin kampionin e Rumanisë, Olimpia Cluj, me rezultat 2:1, në kuadër të Grupit 2.

Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Liridona Syla në minutën e 24-të dhe Ambra Gjegji në minutën e 30-të, derisa golin e vetëm për rumunet e shënoi M. Ficzay në fund të kohës së rregullt.

Pjesë e këtij grupi janë edhe kampioni i Malit të Zi, Breznica dhe kampioni i Bullgarisë, NSA Sofia.

Kjo është fitorja e parë që klubet e futbollit të femrave nga Kosova kanë realizuar në garat e Ligës së Kampionëve, pas katër vjetësh pjesëmarrje.

Dy herë Kosova në këtë garë u përfaqësua nga Hajvalia, derisa sivjet dhe vitin e kaluar futbollin e femrave të Kosovës e përfaqëson Mitrovica.