Foto: Facebook/Inter

Interi, finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Interi është kualifikuar për finale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur me rezultat 1:0 Milanin.

Shpresat e Milanit për finale i ka shuar goli i Lautaro Martinezi në minutën e 74-të.

Goli i Martinez ishte goli i vetëm që u shënua në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Championsit.

Interi kishte epërsi 2:0 nga ndeshja e parë e kësaj faze.

Me këtë fitore, Interi kalon në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa nesër mbrëma (e mërkure), do ta mësojë kundërshtarin, në duelin mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.