Foto: Kallxo.com/Atdhe Mulla

Mësohet data se kur do të zhvillohet finalja e Superkupës në basketboll

Tashmë është mësuar edhe zyrtarisht se kur do të zhvillohet finalja e Superkupës në basketboll.

Finalja e Superkupës, do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Prishtinës.

Me 24 shtator, Prishtina si kampion aktual do të përballet me nënkampionin e vitit të kaluar, Rahovecin.

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, prej orës 20:30, me 24 shtator do të luhet finalja e Supërkupës.

Kujtojmë se Prishtina se ka katër tituj të Superkupës të fituara në vitet 2012, 2013, 2014, 2018.

Ndërkaq për Rahovecin kjo do të jetë finalja e parë në histori të klubit.