Mesfushori i Dritës ftohet për ndeshjen kundër Spanjës

Futbollisti i Dritës, Muharrem Jashari është ftuar për ndeshjen e ardhshme ndaj Spanjës që Kosova e luan të mërkurën në Fadil Vokrri.

Ftesa për Jashari është bërë për shkak të mungesës së dy futbollistëve të kombëtares, Lirim Kastratit dhe Besart Halimit.

‘’Duke pasur parasysh se Lirim Kastrati dhe Besar Halimi nuk do të kenë të drejtë paraqitjeje në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Spanjës për shkak të pezullimit me kartonë, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes ka vendosur që për këtë ndeshje ta ketë në grumbullim mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari’’, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kombëtarja e Kosovës do të përballen me Kombëtaren e Spanjës të mërkurën në mbrëmje duke filluar nga ora 20:45.