Futbollisti i FC Malisheva, Erblin Zogaj
Futbollisti i talentuar i Malishevës
Ekipi i futbollit FC Malisheva ka në radhët e saj edhe një 17-vjeçar të talentuar që është maturant në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.
Erblin Zogaj, ka filluar të merret me futboll që nga mosha 11-vjeçare ndërsa është bërë pjesë e FC Malishevës qe 4 vite.
Suksesi i tij më i madh është inkuadrimi në ekipin e parë të FC Malishevës si 16-vjeçar.
“Ëndrra ime dhe besoj e çdo futbollisti është që të arrij të luaj në arenën ndërkombëtare në ligat më të forta në botë”, ka thënë Zogaj.
Por, Zogaj nuk është i talentuar vetëm në futboll. Djaloshi 17-vjeçar nga Bellanica ka qenë edhe pjesë e ekipit të volejbollit sa ka qenë nxënës në shkollën fillore “Ismail Qemali”. Me ekipin e tij kanë arritur të bëhen tri herë kampionë të Kosovës.
“Por zemra më ka flejtur dhe kam gjetur veten në futboll”, ka deklaruar Zogaj.
Aktualisht, ekipi i FC Malisheva, e cila është duke garuar në Superligën e Kosovës, radhitet 6-ta nga 10 ekipe, me 32 pikë.
Autori Erblin Zogaj është nxënës i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.