Azem Bejta shkon në Malishevë

Malisheva ka njoftuar se ka transferuar qendërmbrojtësin Azem Bejta nga Drenica.

Bejta është larguar nga Drenica pas 18 viteve karrierë te skuadra nga Skenderaj.

Malisheva janë shprehur të lumtur për transferimin e Azem Bejtës.

“Azem Bejta është lindur më 3 gusht.1990 në Prekaz të Epërm të Skënderajit. Karrierën e tij si futbollist e filloj me KF Drenicën dhe i qëndroi besnik klubit për 18 vite rresht, ku edhe ishte kapiten i skuadrës. FC Malisheva ka arritë marrëveshje për sezonin 2021/2022 me Bejtën dhe jemi shumë të entuziazmuar të kemi shërbimet e një lojtari të këtij kalibri”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Malisheva në sezonin e ri do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.