FC Malisheva ankohet në referimin e Genc Nuzës: Ishte i anshëm e vulgar

Klubi i futbollit Malisheva ka lëshuar një reagim gjatë ditës së sotme.

Malisheva është ankuar në referimin e gjyqtarit Genc Nuza për ndeshjen ndaj Gjilanit e cila ua zhvillua të shtunën dhe përfundoi me rezultat 1-1.

Në reagimin e klubit të Malishevës Genc Nuza etiketohet me fjalët si “vulgar dhe amator”.

Sipas Malishevës, Nuza i ka bërë padrejtësi edhe në ndeshjen ndaj Llapit që e fituan me rezultat 0-3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.