Fitore dramatike e Llapit ndaj Prishtinës

Llapi ka shënuar fitore dramatike ndaj Prishtinës me rezultat 3-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me autogolin e Ismailit në minutën e 24-të.

Llapi shënoi për 2 -0 me Riverën në minutën e 26-të.

Kushtrim Shabani shënoi një gol të bukur në minutën e 42-të pas asistimit të Valmir Veliut, por goli u anulua pas rishikimit të sistemit VAR.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë me mesfushorin Arlind Shabanin në minutën e 43-të.

Për 2-2 shënoi Sabien Lilaj në minutën e 62-të.

Golin e fitores e shënoi Kushtrim Shabani në minutën e 90+6.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e katërt me 24 pikë.

Kurse, Prishtina mbetet në vendin e pestë me 24 pikë.